Jon Musliu është pranuar në Akademinë e Forcave Ajrore të ShBA-së – US Air Force Academy.
Lajmin e ka bërë të ditur instituti Atomi, përmes një postimi në Facebook.
“Atomisti Jon Musliu pranohet në Akademinë e Forcave Ajrore të SHBA-së – US Air Force Academy. Ky sukses kulminant i Jonit para së gjithash është rezultat i potencialit intelektual, punës dhe përkushtimit të tij. Veç këtyre, ky sukses i tij do të ishte shumë më i vështirë pa përkrahjen dhe investimin e vazhdueshëm të familjes, shkollës, mësimdhënësve, individëve e organizatave të ndryshme”, thuhet në njoftim.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=604136805093055&id=100064902211668&mibextid=Nif5oz