Shpend Zenuni, një 22-vjeçar nga Kaçaniku, ka humbur jetën si pasojë e komplikimeve shëndetësore, që sipas burimeve familjare dyshohet të jenë shkaktuar nga një ndërhyrje kirurgjikale në lukth e kryer rreth dy javë më parë në Turqi për trajtimin e mbipeshës.
Për rastin dhe procedurat e trajtimit të të riut ka shkruar edhe redaktori i gazetës “Shneta”, Bujar Vitija.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se viktima nuk ka humbur jetën në spitalin turk, ndonëse sipas tij trajtimi atje nuk ka qenë i duhur, raporton Klankosova.tv.
I riu, pas kthimit në Kosovë, është paraqitur në Emergjencën e QKUK-së dhe më pas është hospitalizuar në Mjekimin Intensiv.
Të nesërmen, ai është trajtuar edhe në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale.
Pavarësisht përpjekjeve të stafit të mjekimit intensiv, 22-vjeçari nuk ka mundur t’i mbijetojë komplikimeve dhe ka humbur jetën.
Njëherësh famijarët përmes një postimi në rrjete sociale, kanë bërë të ditur se varrimi i të ndjerit do tբ bëhet sot nga ora 14:00 në varrezat e fshatit Duraj.
Tragjedia e një pacienti nga Kaçaniku pas ndërhyrjes kirurgjikale në Turqi






