7.7 C
New York
Sunday, March 8, 2026

Buy now

I riu në Suharekë zgjedh tribunën e stadiumit ta provojë ‘fatin’ online

- Advertisement -

Dy golat e Mevlan Zekës duket se nuk i mjaftuan një të riu në stadiumin e qytetit në Suharekë, ta mbante vëmendjen te ndeshja futbollistike.

Në fitoren e FC Suharekës ndaj Feronikelit ’74, ai zgjodhi të argëtohej me diçka tjetër.

Ulur në shkallët e stadiumit, koncentrimi i tij maksimal ishte te loja, por jo te ajo që zhvillohej në fushën e blertë.

Frutat” e video lojrës në telefon, ishin ato ku djaloshi ishte i fokusuar, gjatë kohës kur lojtarët e të dyja skuadrave po matnin forcat në futboll.

Vendasit morën tri pikë në duelin e xhiros së gjashtë në Superligë, kurse nuk dihet se sa mori djaloshi nga loja e tij e “preferuar”.

Të ngjashme

Të fundit