0.2 C
New York
Friday, December 27, 2024

Buy now

I ra tatimi në pronë për 59%, Bulliqi i Podujevës fajëson qeveritë e kaluara

- Advertisement -

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka komentuar rënien e të hyrave të Komunës të cilën ai e udhëheq nga tatimi në pronë, duke e lidhur këtë situatë me vendimin për faljen e borxheve deri në shumën 100 euro.

‘’Problemi është tek falësi i borxheve të shumës prej 100 eurove. Ky është faktori kyç që ka ndodhë në këtë proces dhe neve si Komunë na ka zvogëluar të hyrat vetanake dhe po shpresojmë që viteve në vijim do të bëhet një lloj i kompensimeve’’, tha ai.

 

Bulliqi shtoi se  ishte një vendim i qeverive të kaluara, që sjelli pasojë e i cili vitin e kaluar ishte paraparë të hynte në fuqi, por që më vonë pësoi ndryshime.

‘’Një vendim i cili ka ndodh nga qeveritë e mëhershme i cili vitin e kaluar kur është dashtë të futet në fuqi dhe ne e pamë që ato pësuan ndryshime dhe kjo ishte vendim dhe në suaza të kuvendit komunal është marrë një vendim për lirimin e të gjithë atyre që kanë shumën nën 100 euro nga ky tatim dhe kjo ka ndikuar’’ u shpreh Bulliqi për FrontOnline.

Komuna e Podujevës, gjatë vitit 2022 kishte pasur 420 mijë euro të hyra nga tatimi në pronë, në vitin 2023 ka pasur 520 mijë, derisa në vitin 2024 ka pasur 240 mijë euro të hyra të tatimit në pronë, apo në përqindje i bie 59% më pak për periudhën 2024/2023, duke e bërë që kjo komunë të ketë dështim në mbledhjen e të hyrave të tatimit në pronë, dhe ndër komunat me uljen me të vogël të humbjes të mbledhjes së të hyrave nga tatimi në pronë

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit