Deputeti i LDK-së Arben Gashi nuk i ka kursyer kritikat në adresë të kryeministrit Albin Kurti për Asociacionin. Gashi i tha Kurtit se po qaraveshët si një mburravec, para një një turme injorantësh që janë ulur para tij dhe po e duartrokasin.
“Çka je sot ti kur e pranove Asociacionin. Po qaraveshesh qysh u qaraveshin paraardhësit tuaj, si mburravec për të motivuar një turmë injorantësh, që t’u kanë ulur përpara dhe duartrokasin kur t’i tregon se si po tradhtohet ky vend. Kjo është zotni mënyra qysh po sillesh ti. Ti ke pranu me i quajt tradhtar gjithë secilin. Ti zotni e ke rreziku këtë vend. Ti zotni i ke qu njerëzit drejt vrasjes. Kjo është pasojë e asaj çka ke krijuar ti. S’më bëjnë përshtypje duartrokitjet as tash as më herët. Unë përfaqësojë dinjitetin e qytetarit të revoltuar ”, tha Gashi
E për këtë reaguan deputetët e VV-së, të cilët tentuan ta pengojnë fjalimin e Gashit, duke goditur me duart tavolinat para tyre.