17.9 C
New York
Saturday, November 8, 2025

Buy now

I prangosur, lirohet nga spitali i dyshuari për vrasjen e miqve në Malishevë

- Advertisement -

Personi i dyshuar për vrasjen e dyfishtë të ndodhur në Malishevë, Astrit Isufi, është liruar sot nga Qendra Klinike Universitare ku edhe po merrte trajtim pas gjetjes nga Policia e Kosovës.

Ai ishte gjetur në një shtëpi të pabanuar në fshatin Plloqicë jo larg fshatit ku kishte ndodhur tragjedia.

Në momentin e kapjes, Isufi ishte kishte qenë i lënduar. Menjëherë pas arrestimit, atij i ishte ofruar ndihmë e parë mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë, ndërsa më pas ishte dërguar për trajtim të mëtejmë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Të ngjashme

Të fundit