I plagosuri në Vushtrri ka marrë lëndime serioze nga arma e zjarrit.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar mjeku kujdestar, Ejup Gorovri, i cili tha se aktualisht i njëjti është në gjendje stabile por me lëndime serioze.
“Gjendja e tij për momentin është stabile me parametra normal, lëndimet janë serioze nga arma e zjarrit”, tha Govori për Klankosova.tv.
Zëdhënesja e policisë për rajonin e Mitrovicës, Fexhrije Pllana për Klankosova.tv tha se të gjitha njësitë relevante janë në vendin e ngjarjes