Ylli i pezulluar i Chelseat, Mykhailo Mudryk, thuhet se po mendon për një ndryshim të madh në karrierë pas akuzës së FA-së lidhur me një test dopingu të dështuar.
Anësori ukrainas u pezullua përkohësisht vitin e kaluar pasi doli pozitiv për substancën e ndaluar për përmirësim të performancës, meldonium. Pas një hetimi të plotë, ai mori akuzat zyrtare në mesin e qershorit, duke e shtyrë Chelsean të publikonte një deklaratë zyrtare.
Tani, sipas gazetës spanjolle Marca, 24 veçari i transferuar për 88 milionë £ në janar 2023, ka vënë synimin që të marrë pjesë në Lojërat Olimpike të Los Anxhelosit 2028 si sprinter për Ukrainën.
Raportimi shton se ai po stërvitet me ish-olimpistë, por do t’i duhet të plotësojë kriteret minimale të Federatës Botërore të Atletikës dhe gjithashtu të kalojë provat kualifikuese të Ukrainës në vitin 2027 që të ketë ndonjë mundësi pjesëmarrjeje.
Trajneri i Chelseat, Enzo Maresca, shprehu mendimin e tij për Mudryk gjatë një konference për shtyp para ndeshjes së ekipit të tij në Kupën e Botës për Klube ndaj Flamengos në qershor.
“Fola me Mischa në Poloni kur luajtëm finalen e Conference League kundër Real Betis,” tha Maresca. “Nuk kam folur me të që nga ajo kohë.
Lajmin nuk e pashë, por m’u komunikua. Nuk kam asgjë më shumë për të shtuar sepse nuk kam më shumë informacion. Mischa është lojtar i Chelseat. Derisa të mos jetë, unë do t’i besoj. Dhe kjo vlen për të gjithë lojtarët”, deklaronte Maresca për situatën e Mudryk.