8.8 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

“I pamundur një koalicion me VV-në”, Gjini i AAK-së: Kurti duhet të shkojë në opozitë

- Advertisement -

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, thotë se është i pamundur një koalicion mes Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës (AAK) me Lëvizjen Vetëvendosje (LVV).

Ai tha se AAK nuk e ndihmon kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin që të mbetet në pushtet.

“Për ne është pothuajse e pamundur, po provoj mos me qenë i skajshëm për hir të publikut. Unë sot po them që Aleanca nuk beson që duhet na me ndihmu që Albin Kurti me mbet në pushtet ma tutje”, tha ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Ai tha se Kurti është duke i bërë dëm të jashtëzakonshëm Kosovës.

“Ajo çfarë ne besojmë është që është duke i bërë dëm jashtëzakonisht Kosovës. Nuk mendoj se i bëjmë nderë Kosovës duke ia zgjat mandatin, me vullnetin tonë – nëse ia zgjat populli është diçka tjetër, është demokraci dhe ne pajtohemi. Por, nëse kërkohet bekimi ynë, nëse varet prej nesh, ne mendojmë që është gabim, mendojmë që Kurti duhet të shkojë në opozitë”, shtoi ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit