Shqipëria përballet me Italinë në ndeshjen e parë të kuqezinjve të “EURO 2024”, e cila do të luhet në Dortmund, më 15 qershor, në orën 21:00. Kapiteni i kuqezinjve, Berat Gjimshiti ka thënë në konferencën para ndeshjes se lojtarët dhe trajneri e kanë studiuar mirë rivalin dhe se një rezultat pozitiv do të ndihmonte shumë në kualifikimin nga grupi.
A është kjo Italia më e fortë që ka patur në vitet e fundit apo ka vështirësi?
“Sigurisht që i njoh mirë sepse luaj prej shumë vitesh ne Serie A dhe një pjesë e madhe e Kombëtares luan atje. Mund të jetë një ndihmë. Shumë nga ne që luajmë në Itali i njohim shumë mirë. Për dobësitë janë gjëra që i kemi diskutuar me trajnerin. Italia është kampione në fuqi dhe duhet të kemi respekt maksimal. Do të jetë një ndeshje e fortë.”
Janë tre ndeshje të rëndësishme, por një ta ndryshon rrugëtimin dhe të jep vetëbesim nëse e nisim me këmbën e mbarë. Të ndryshon fatin në kualifikimin në grupe.
Një duel me Scamaccën. Keni biseduar diçka çfarë prisni në fushë?
Scamaccën e njoh shumë mirë. Jo, nuk kam folur nga hera e fundit që kemi festuar fitoren në Europa League. Nuk është në rëndësi Gjimshiti kundër Scamaccës, por Shqipëria kundër Italisë.
Një kurth nga Italia pas ndeshjeve miqësore?
Sigurisht që jemi përgatitur. Besoj që trajneri na ka treguar ku është forca e tyre dhe duhet të kemi kujdes. Sigurisht që do jemi gati