Një nënë me vajzën e saj kanë treguar se si shpesh njerëzit i ngatërrojnë se janë motra.

Kelly Cantu dhe Madison janë nga Kalifornia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por që jetojnë në Angli. 40-vjeçarja dhe 20-vjeçarja pretendojnë se vazhdimisht u thonë se janë moshatare.

Kelly ishte vetëm 20 vjeçe kur lindi vajzën e saj dhe ishte e emocionuar që kishte një person aq të vogël si vetja. Por teksa Madison rritej, ajo filloi të kishte një ngjashmëri të jashtëzakonshme me nënën e saj.

Kur ajo festoi ditëlindjen e 13, Kelly ishte 33 vjeçe, e që atëherë njerëzit filluan që t’i pyesnin nëse ishin motra.

“Ajo ishte në shkollë të mesme kur nisën të na ngatërronin për motra. Kur shkoja t’a merrja te shkolla më pyesnin nëse isha motra e saj apo një studente. Të dyjave na dukej shumë qesharake”, ka treguar 40-vjeçarja.

Nga ana tjetër, Madison ka treguar se si shokët dhe shoqet e klasës e kanë pyetur nëse ishte motra e saj, kur takuan për herë të parë Kelly.

“Edhe prindërit e tyre n’a ngatërruan për motra”, ka shtuar e reja.

Por nuk janë të vetmit që mendojnë se ato janë motra, pasi edhe përdoruesit e rrjeteve sociale kanë të njëjtat dyshime.

“Në publik, në internet, kudo që shkojmë mendojnë se jemi motra. Sa herë që jemi jashtë dhe i referohem asaj si ‘vajza e vogël’ dhe zbulojnë se jam nëna e saj, thonë ‘mendova se ishe motra’”, ka treguar Kelly, e cila ka shtuar se shpesh vihet edhe në siklet.