17.9 C
New York
Wednesday, October 8, 2025

Buy now

I ngarkuari gjerman takon kryetarin e Kushtetueses: Deputetët t’i zbatojnë vendimet e Gjykatës, jo interesat partiake

- Advertisement -

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Nexhmi Rexhepi, ka pritur në takim të mërkurën të ngarkuarin me punë të Gjermanisë në Kosovë, Christian Boettcher.

Në njoftimin e lëshuar nga Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë thuhet se të gjithë akterët politikë duhet t’i zbatojnë vendimet e Gjykatës, duke theksuar se kjo është detyrë kushtetuese për deputetët.

“Gjykata Kushtetuese është një shtyllë thelbësore e demokracisë. Sot, i Ngarkuari me Punë, Christian Boettcher, u takua me Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Nexhmi Rexhepi. Ai e vlerësoi punën jetike të Gjykatës dhe rikonfirmoi mbështetjen e plotë të Gjermanisë. Të gjithë aktorët politikë duhet t’i zbatojnë vendimet e Gjykatës – kjo është një detyrë kushtetuese për deputetët”, thuhet në njoftim.

Më tej theksohet se mospërmbushja e kësaj detyre jo vetëm që e zgjat krizën politike, por e thellon atë, duke i shkaktuar dëm vendit.

“Siç është thënë edhe më parë: Ka ardhur koha që vendi të vihet në plan të parë, jo interesat partiake”, thuhet tutje në njoftim.

Të ngjashme

Të fundit