Në një padi të ngritur kundër Bianca Censorit thuhet se ajo i ka dërguar një punonjësi të Yeezy një link me video +18 në muajin prill.
Lidhur me këto akuza ka reaguar së fundmi 29-vjeçarja, e cila ka mohuar se ka ndodhur një gjë e tillë. Ajo është shprehur se nuk i ka dërguar një punonjësi të Yeezy materiale pornografike, që dyshohet se ishin të aksesueshme edhe për të miturit.
“Unë jam autorizuar nga Bianca të theksoj se çdo pretendim që ajo ka shpërndarë materiale pornografik për të miturit është fyes, i neveritshëm dhe plotësisht i rremë,” tha në një deklaratë ish-shefi i stafit të West, Milo Yiannopoulos.
Pra sipas saj, të miturit që punonin për aplikacionin “Yeezy Porn” kishin gjithashtu akses në këtë përmbajtje.