Një reper iranian i cili u dënua me vdekje për mbështetje të protestave antiqeveritare është liruar nga burgu pas dy vitesh. Toomaj Salehi u arrestua në tetor 2022 pasi mbështeti publikisht protestat që shpërthyen në të gjithë Iranin pas vdekjes së Mahsa Amini në paraburgimin e policisë.

Dënimi i tij me vdekje u anulua në qershor dhe ai u lirua nga burgu pas vuajtjes së dënimit prej për propagandë kundër shtetit. Salehi, 34 vjeç, kritikoi me guxim liderët iranianë në muzikën e tij dhe tashmë i ishte ndaluar të performojë në koncerte. Reperi ishte akuzuar për një sërë veprash, duke përfshirë përhapjen e gënjeshtrave në internet, prishje e rendit publik dhe propagandën kundër institucionit.

Salehi ka fituar vëmendje për tekstet e këngëve të tij, me tema kundër korrupsionit, varfërisë, ekzekutimeve dhe vrasjes së protestuesve në Iran. Ai, gjithashtu, ka folur edhe për rritjen e dallimeve mes banorëve iranianë dhe udhëheqësisë së shtetit, duke akuzuar autoritetet se kanë “ngufatur” njerëzit, pa pasur parasysh mirëqenien. Në një letër publikuar në maj, Amnesty International tha se Salehi ishte torturuar dhe rrahur vazhdimisht në paraburgim.