25.3 C
New York
Tuesday, July 22, 2025

Buy now

“I mungoj, krejt e dinë”, ish-i dashuri i Anës së Big Brother i dedikon këngë?

- Advertisement -

Një postim i vetëm në InstaStory ka mjaftuar që emri i Ozzyt, ish-i i Ana Ejupit, të bëhet sërish qendër e vëmendjes në rrjetet sociale.

Në një fragment këngë të publikuar nga artisti, ndjekësit kanë vënë re disa vargje që ata i kanë lidhur drejtpërdrejt me marrëdhënien e dikurshme mes tij dhe Anës.

“Se qa fola për ty Ana, inatin do me m’mujt, i mungoj e din krejt”, thuhet në një nga pjesët më të komentuara të këngës, ku përmendet edhe emri i Anës.

Foto: Screenshot/Instagram

Fraza tjetër “I mungoj krejt e dinë” vetëm sa ka shtuar dyshimet se kënga është një dedikim i sinqertë dhe emocional për ish-partneren e tij.

Publikimi i kësaj pjese të këngës ka ndezur diskutimet në rrjet, duke u parë nga shumë si një mesazh i koduar për modelen, e cila tashmë është në një lidhje me banorin e Big Brother VIP Kosova 3, Kevin Edmond.

Foto: Screenshot/YouTube

Dyshja krijuan romancën e tyre gjatë qëndrimit në shtëpi, ndërsa marrëdhënia e Anës me Ozzyn kishte marrë fund përpara se ajo të bëhej pjesë e formatit, të paktën kështu besohej fillimisht.

Por historia merr një kthesë tjetër kur kujtojmë se gjatë kohës sa Ana ishte ende në Big Brother, Ozzy kishte dërguar një video-mesazh për të, ku la të kuptohej se lidhja e tyre nuk ishte mbyllur plotësisht.

Ai shprehej se raporti ishte lënë i hapur deri në daljen e saj nga shtëpia, duke ngjallur shpresë se mund të kishin një vazhdim apo një sqarim më të qartë jashtë.

Tani, me Anën që ka nisur një kapitull të ri në krahët e Kevinit, duket se Ozzy po i jep përgjigjen e tij përmes muzikës.

Të ngjashme

Të fundit