Ministri në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka thënë se mosvotimi i Qeverisë Kurti 3 është zhgënjyes.
Në një postim në Facebook, Krasniqi ka reaguar pas seancës së sotme derisa theksoi se nuk u propozua nga kabineti qeveritar akuzoi Veton Berishëm.
Sot humbi Kosova, humbi edhe komuniteti egjiptian.
Mosvotimi i Qeverisë Kurti 3 është zhgënjyes për të gjithë ata që kanë besuar në bashkëpunim, mbështetje dhe respekt të ndërsjellë.
Qeveria Kurti 2 ka qenë një aleat i sinqertë i komuniteteve pakicë, duke dëshmuar me vepra se barazia nënkupton dyanëshmëri.
Në propozimin e kabinetit qeveritar sot nuk ishte emri im, si një mundësi për të marrë edhe votën e Veton Berishës. I motivuar nga inati e ego personale, veq emrit tim, ai refuzoi poashtu edhe një ministër tjetër apartiak nga komuniteti egjiptian, duke insistuar vetëm në vetën e tij.
Kësisoji, ai tashmë po i rikthehet stilit të tij të njohur politik, atij të pazareve dhe shantazheve që e kemi mësuar që nga viti 2014.
Është koha e fundit të mësojmë se vendi duhet të jetë para të gjithëve, komuniteti para partisë, qytetari para politikës.
Çdo kalkulim tjetër nuk na sjell as fuqi, as dinjitet – vetëm humbje.
Në zgjedhjet e reja, komuniteti përmes votës do ta jap përgjigjen që ti e meriton, njejtë siç të janë përgjigjë për mosvotimin e qeverisë Kurtin 1 me 3 shkurt 2020 dhe votës për rrëzimin e qeverisë Kurti 1 më 25 mars 2020.






