Gëzim Preçi, me detyrë Shef Sektori kundër Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.
Duke shfrytëzuar detyrën, ai i ka kërkuar 20 mijë Euro dhe marrë shumën prej 10 mijë Euro në fazën e parë pronarit të një lokali në qytetin e Durrësit. Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale vlera monetare prej 10 mijë Euro, dokumenta që lidhen me ngjarjen dhe dy aparate telefonikë celularë.
Kryekomisari sipas asaj që njofton AMP kryekomisari dyshohet për veprën penale “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.