Policia e Kosovës ka arrestuar një të mitur i cili ka goditur një këmbësor në Pejë.
Sipas raportit 24 orësh të PK-së, i dyshuari i mitur derisa ishte duke drejtuar veturën nga pakujdesia ka goditur një këmbësor duke i shkaktuar lëndime trupore.
I dyshuari është dërguar në mbajtje, teksa viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës.
Raporti i plotë:
AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME
Rr. Eliot Engel, Pejë 20.01.2024-19:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar-i mitur, pasi që i njëjti duke drejtuar veturën, dyshohet se nga pakujdesia ka goditur këmbësorin mashkull kosovar, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Pejës, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.