“I mërzitur”, Ludo Lee sqaron reagimin kur u shpall finalisti i tretë (VIDEO)

- Advertisement -

Ish-banori i Big Brother VIP KosovaLudo Lee, i cili u rendit i treti në natën finale, ka sqaruar reagimin e tij pasi u shpall finalisti i tretë.

Në momentin kur u bë publik rezultati, Ludo nuk reagoi pozitivisht, gjë që u komentua gjerësisht nga publiku në rrjetet sociale.

Lidhur me këtë, ai foli në emisionin “Sol”, ku tha se reagimi i tij erdhi si pasojë e zhgënjimit në atë moment.

“Na po flasim drejt, aty është Ludo i vërtetë sepse njerëzit mu kanë gjujt se demek pse reagove ashtu, familja edhe krejt. Po unë nuk jam Ludo nëse e pranoj vendin e tretë dhe gëzohem për Londrimin. Normal, të nesërmen e takova dhe e përgëzova për vendin e parë si fitues, por në atë moment jam kanë shumë i mërzitur”, tha Ludo.

Ndiqni intervistën e plotë:

Të ngjashme

Të fundit