9.8 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

I mbijetuari i Masakrës së Saradranit: Boshnjaku i arrestuar po u ikë pyetjeve të prokurorit

- Advertisement -

I mbijetuar i masakrës së Saradranit të Istogut, Naim Elshani, ka folur për arrestimin e boshnjakut E.B. i cili dyshohet se ishte pjesëmarrës në kryerjen e kësaj masakre ku kanë mbetur të vdekur rreth 18 persona.

Në Info Magazine të Klan Kosovës, i njëjti ka deklaruar se ai ishte personi që e ka lajmëruar policinë për ardhjen e boshnjakut në Kosovë, i cili më pas u arrestua rreth orës 16:00 të së mërkurës.

“Me hetuesinë kam qenë në kontakt, pastaj edhe unë kam shkuar në ora 17:00 dhe kemi qëndruar para prokurorit për gjashtë orë. Isha ballë për ballë me një kriminel, që kanë pjesëmarrës këtu në oborr ku u e ka bërë këtë masakër”.

“Ai është ndaluar për 48 orë. Gjatë intervistimit nga prokurori iu ikte pyetjeve, nuk deklaronte se ka bërë krime”, ka thënë Elshani.

Elshani ka pohuar se kur ishte kryer masakra ishin rreth 30 policë serbë, që sipas tij, i rrahën, i maltretuan dhe i pushkatuan qytetarët,

“Unë kam qenë në mesin e të masakruarve. Pas katër orëve më është kthyer vetëdija, pas masakrës që e kanë bërë. Ata më kanë marrë paratë dhe të gjitha dokumentet”, ka thënë Elshani.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit