19.3 C
New York
Thursday, May 29, 2025

Buy now

I mbështeti krejt kohën në palestër, Hamza pret edhe në zyrë kampionët e Trepçës

- Advertisement -

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka pritur në zyrën e tij kampionët e Kosovës në basketboll.

Me dy udhëheqësit e Trepçës, Vullnet Sefajën e Lendrit Misnin, si dhe kapitenin e skuadrës, Anes Gashi, i pari i këtij qyteti që ishte i shoqëruar nga nënrkyetari, Arian Tahiri, bëri edhe fotografi mysafirët dhe kupat e fituara nga ky klub basketbollistik.

“Në zyrën time, bashkë me nënkryetarin Arian Tahiri, sot i prita kampionët,ata që Mitrovicës i japin shumë krenari. Këto janë më shumë se trofe. Janë pasioni ynë, përkushtimi dhe puna e pandalshme për t’i sjellë fitore e tituj qytetit tonë”, shkroi Hamza në profilin e tij në facebook.

Ai poashtu bëri me dije se u premtoi atyre, atë që e ka bërë që nga dita e parë.

“Do të ketë mbështetje edhe më të madhe për kampionët tanë”, potencoi kryetari i qytetit verior, i cili përgjatë gjithë kampanjës së Playoff-it në Superligë, i ka përcjellur nga afër basketbollistët që në fund u kurorëzuan me titullin e më të mirit.

Kryemitrovicasi falenderoi edhe përkrahësit e zjarrtë të ekipit.

“Faleminderit edhe tifozëve të Torcidës për përkrahjen e zjarrtë”. përfundoi Hamza shkrimin e tij.

 

Të ngjashme

Të fundit