21.9 C
New York
Thursday, September 19, 2024

Buy now

“I marrim paratë tona nga Brukseli”: Orbani arsyetohet pas zbythjes rreth miliardave për Ukrainën

- Advertisement -

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, tha të premten se “shkoi deri te muri” për vendin e tij para se të pajtohej për një marrëveshje të BE-së të enjten për t’ia shtuar ndihmat Ukrainës dhe se ai e shmangu rrezikun për humbjen e fondeve të Bashkimit Evropian për Budapestin.

Udhëheqësit e vendeve të BE-së në mënyrë të njëzëshme u pajtuan të enjten për të ndarë 50 miliardë euro për ndihma të reja për Ukrainën, duke u dërguar një porosi Shteteve të Bashkuara, ku ka lindur një përçarje rreth vazhdimit të ndihmave për Kievin në luftën kundër Rusisë, raporton agjencia “Reuters”.

Marrëveshja u arrit befasisht shpejt pas disa javëve rezistencë nga Hungaria, e cila ka refuzuar që t’i dërgojë armë Ukrainës që nga fillimi i luftës dhe marrëdhëniet e së cilës me Kievin janë shoqëruar me tensione për trajtimin e rreth 150 mijë hungarezëve etnikë që jetojnë në perëndim të Ukrainës.

Në një intervistë në radion shtetërore të premten, ku ai i drejtohet audiencës së brendshme, Orbani tha se marrëveshja e arritur të enjten është e mirë.

“Shkova deri te muri. Nëse marrëveshja nuk do të ishte arritur dhe nëse Hungaria do të vazhdonte që ta përdorte të drejtën e saj të vetos, atëherë 26 shtetet anëtare do të ishin pajtuar për t’i dërguar paratë në Ukrainë… dhe do t’i tërhiqnin fondet e ndara për Hungarinë e do t’i dërgonin ato në Ukrainë gjithashtu – pse do të kishte qenë e mirë kjo” – shtoi kryeministri hungarez.

“Ne nuk do të dërgojmë armë [në Ukrainë], i marrim paratë tona nga Brukseli dhe do të kontribuojmë në financimin civil të Ukrainës” – tha më tej ai.

Pas zhbllokimit të një pjese të fondeve të BE-së për Hungarinë në dhjetor, Komisioni Evropian është ende duke mbajtur pezull rreth 20 miliardë euro të ndara për Budapestin për shkak të akuzave të gjera se Orbani e kadëmtuar demokracinë e vendit të tij gjatë 13 vjetëve në pushtet. Qeveria e tij i mohon këto akuza.

Orbani e përsëriti qëndrimin e tij se duhet të nisin bisedime për paqe mes Ukrainës e Rusisë, pasi tashmë kanë kaluar dy vjet nga fillimi i luftës dhe se “koha është në anën e rusëve”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit