Lëvizja Vetëvendosje i është kthyer zanatit të vjetër. Pas skandalit të shefes të GP të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, partia për ta kamufluar situatën ka publikuar kinse disa të arritura.
Sipas VV-së, partitë opozitare po shprehin mllef ndaj Qeverisë të cilën e udhëheq Albin Kurti.
”Të gjithë e dimë që sa më shumë i prekim në xhep, aq më shumë do të reagojnë. Por nuk do të na ndalin në rrugën për një Kosovë të zhvilluar e pa zhvatës”, shkuajnë ndër të tjerash.
Postimi i plotë:
Pse gjithë ky siklet me Qeverinë Kurti?!
Terminali i Devollëve, i Sami Lushtakut, i djemve të Isa Mustafës, i Margarita Kadriut, që kaluan nga prona publike në private duke u sjellë për 10 vjet 37 milionë euro këtyre familjeve që sunduan me vendin – me Qerverinë Kurti janë kthyer në pronësi publike.
Kjo pa dyshim që dhemb, dhe ata ende kanë para për ta shprehur mllefin ndaj Qeverisë Kurti, e cila ua ndërpreu fitimet dhe po krijon mekanizma për konfiskimin e pasurisë që ata kanë zhvatur. Të gjithë e dimë që sa më shumë i prekim në xhep, aq më shumë do të reagojnë. Por nuk do të na ndalin në rrugën për një Kosovë të zhvilluar e pa zhvatës.
https://www.facebook.com/share/p/7CVGVey159XDd2C8/