Antonela ka rrëfyer eksperiencën e saj në Sanremo 2022. Ish konkurentja e Big Brother VIP ka zbuluar në një intervistë që ka dhënë së fundmi, ku tregoi se është e angazhuar me aktivitetet para spektaklit, kryesisht në intervista të ndryshme me VIP-at.
“Jam pjesë e dy emisioneve që po bëhen. Të gjithë artistët që janë në skenën e Sanremos i pyesim se si shkoi. Kemi të ftuar dhe dizajnerët e tyre që flasin për veshjet që kanë zgjedhur.”, u shpreh Antonela duke shtuar më tej se ka marrë dhe një ofertë pune.

“Më është bërë një ofertë që të bashkoj Shqipërinë me Italinë, të sjellim turizmin shqiptar në Itali që ta njohin më mirë. Më duket diçka shumë e interesante dhe me siguri do ta pranoj.”, u shpreh Antonela.