Një 34-vjeçare ruse nuk i ka prerë flokët për 17 vjet, pasi bëri një bast me një shoqe. Daria Gubanova nga Banaul, në Rusinë jug-qendrore, filloi të rriste flokët e saj kur ishte 14-vjeçe dhe tani ka gati dy metra gjatësi.

Flokët e saj tani kanë gjatësinë 172 cm dhe nuk janë prekur nga gërshërët që nga dita kur filloi garën në oborrin e shkollës me shoqen e saj.
E cilësuar një ‘Rapunzel nga jeta reale’, ajo i ekspozon flokët në rrjetet e saj sociale më shumë se 184 mijë ndjekës. Ajo thotë se meshkujt i pëlqejnë flokët e saj dhe femrat shpesh herë janë më negative. Siç e dimë, humbja e flokëve është një problem që prek shumë njerëz dhe shpesh sjell frustrim, sidomos kur shkaku nuk dihet.
Edhe pse plakja është një faktor natyral, shumë arsye të tjera mund të ndikojnë, si gjenetika, stresi, mungesa e lëndëve ushqyese apo probleme të ndryshme shëndetësore.
Megjithatë, ekspertët e shëndetit paralajmërojnë se ndryshimet e thjeshta në dietë mund të ndihmojnë në parandalimin e rënies së flokëve dhe forcimin e tyre. Një nga ushqimet më të rekomanduara për këtë qëllim janë vezët, veçanërisht e verdha e tyre.






