Pas deklaratave të forta për kujdestarinë ligjore, Britney Spears ka hedhur sërish akuza ndaj nënës së saj, Lynne Spears. Këtë herë, këngëtarja me famë botërore pretendon se e ëma sulmoi fizikisht shkak se qëndroi jashtë shumë vonë, ndërsa ajo kujdesej për dy djemtë e këngëtares.
“Hera e parë që mora shuplakë ishte një natë kur Paris Hilton dhe Lindsay Lohan më lanë në shtëpinë time në plazh me foshnjat e mia. Nëna ime po kujdesej për Jayden dhe Preston. Unë festova deri në orën 4 të mëngjesit dhe nëna ime ishte e inatosur.”, shkroi ajo në një postim që tashmë është fshirë.
![](https://abcnews.al/wp-content/uploads/2022/10/Britney-SpearsChristina-Aguilera-5.jpg)
“Hyra brenda, ajo më pa dhe më goditi aq fort sa nuk do ta harroj kurrë” shtoi këngëtarja me famë botërore. Ylli i muzikës theksoi se incidenti ndodhi pasi partneri i atëhershëm Kevin Federline, me të cilin ajo ndan djemtë Jayden James dhe Sean Preston, u largua nga ajo.
![](https://abcnews.al/wp-content/uploads/2022/10/britney-1.jpg)
![](https://pagesix.com/wp-content/uploads/sites/3/2022/10/britney-spears-lynn-slap_87.jpg?quality=75&strip=all&w=557)