4.3 C
New York
Saturday, February 22, 2025

Buy now

“I kërcënuan përmes telefonit se kë duhet ta votojnë” – Policia bastis zyrat e Qendrës për Punë Sociale në Veri

- Advertisement -

Policia e Kosovës është duke kryer një bastisje në zyrat e Qendrës për Punë Sociale në veri të vendit, të cilat kanë funksionuar sipas sistemit të Serbisë në katër komunat veriore.

Aksioni në fjalë ndërlidhet me arrestimin e katër zyrtarëve të këtyre qendrave që kishte ndodhur një ditë para zgjedhjeve në Kosovë.

Në lidhje me këtë çështje është deklaruar për Insajderin zëvendëskomandanti i policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili tha se aksioni është duke vazhduar nëpër këto qendra ilegale.

“Me 08 shkurt 2025 një dite para zgjedhjeve Parlamentare ne Kosovë, ne kishim arrestuar 4 persona (zyrtarë të Qendrës për Pune Sociale ne Zubin Potok) ne lidhje me veprën cenim i përcaktuesve te votuesve. Në fakt këta zyrtarë të qendrës për pune sociale e cila ishte ne strukture paralele/ilegale dyshohej se kane thirre qytetar te ndryshëm ne telefon dhe nen formën e kërcënimit i kane detyru apo udhezu se si te votojnë duke i kushtezu ndihmat sociale me votën e tyre ne favor te një partie te caktuar politike e cila ishte në garë për zgjedhjet parlamentare në Kosovë”, tha ai.

Për bëri me dije ai se është njoftuar edhe Prokuroria Themelore.

“Lidhur me punën tonë hetimore ne e kemi njoftu Prokurorin Themelore ne Mitrovice nga te cilët kemi kerku qe te na lejohet kontrolli i këtyre qendrave me qellim te zbulimit te provave me te cilat do te vërtetohet saktë mënyra e veprimit te këtij aktiviteti te kundërligjshëm e qe cilësohet si falsifikim i dokumenteve” .

Pas aprovimit të kërkesës, Elshani se kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme.

“Prokuroria Themelore në Mitrovicë e ka aprovu kërkesën tone dhe e ka dergu mandej kërkesën e vet për urdhër te kontrollit ne Gjykate gjë te cilën edhe e ka marr dhe tani jemi ne kontroll te këtyre qendrave me urdhër te Gjykatës”

Elshani tha për Insajderin se pas kontrollit të këtyre vendeve do të njoftojnë prokurorin me të gjeturat e cila mandej do të vendos për hapat e mëtejmë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit