“Sara pse ju shkruan çunave kur e di që janë në një lidhje me një gocë?”
Xheneta Fetahu dhe Sara Gjoka kanë patur një përplasje teksa ishin pjesë e panelit “Trotuar”, në “E Diell”.
Fetahu nuk e kurseu aspak moderatoren, teksa në mes të emisionit ngriti një pretendim të fortë për të duke u shprehur:
“I ke shkruar të dashurit tim ndërsa isha me të”.
Situata u tensionua menjëherë, duke i habitur edhe të ftuarit e tjerë, pasi tema e ditës nuk kishte aspak lidhje me jetën personale të të pranishmëve.
Me tone të drejtpërdrejta dhe pa shumë filtra, modelja e bëri të qartë se ndjen se është thyer një kufi, ndërsa Sara e vendosur përballë akuzës u përpoq të ruajë qetësinë.
Pjesë nga biseda mes tyre:
Xheneta: Sara pse ju shkruan çunave kur e di që janë në një lidhje me një gocë? Po flas për një rast që më ka ndodhur mua dhe asaj.
Sara: Çfarë rasti?
Xheneta: Ti vitin e kaluar i ke shkruar çunit me të cilin kam qenë në një njohje.
Sara: Cili është?
Xheneta: Po ti e di se cili është, ai nuk është fytyrë publike. Ti më ke inçizuar mua kur unë kam folur me ty, e kam me fakte. Mos më bëj moralisten.
Sara: Nuk jam dakord fare që ne të diskutojmë në publik këtë.