Policia e Kosovës ka dhënë detaje për mjetin shpërthyes që u gjet te Rruga B.
Sipas Policisë, një qytetar ka raportuar në Polici se dikush i ka montuar një mjet në veturë.
Njoftimi i policisë:
Viktima mashkull kosovar ka raportuar se person-a të panjohur dyshohet se i kanë montuar diçka të dyshimtë në veturën e tij të parkuar. Njësit relevante policore, zjarrfikësit, ndihma e shpejtë dhe prokurori kujdestar për krime të rënda kanë dalur në vendin e ngjarjes, ku njësiti i EOD-së kanë bërë tërheqjen e mjetit të dyshimtë nga vetura, në mënyrë të sigurt dhe pa incidente. Rasti në procedurë hetimore.