Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka komentuar deklaratat e kryediplomates Donika Gërvalla, e cila në një tubim të VV-së, tha se Ramush Haradinaj është “hero dhe gjeneral i vetshpallur”.
Tahiri në emisionin Pressing në T7 thotë se kjo deklaratë e tregon fytyrën e vërtet të Albin Kurtit e Donika Gërvallës.
Tutje, Tahiri thotë se Gërvalla këtë deklaratë e ka bërë për një njeri që “kur del hyp në ballkon të shpis të vet, i sheh varret e tre vëllëzëve e të babës të vet, njeriut që i ka plumba në trup, e që u ballafaqu me 7 vjet në burg”.
“Kjo tregon fytyrën e Albin Kurtit dhe karakterin e Donika Gërvallës, e cila me pas pak karakterit të njeriut nuk mund të kërkonte as votë. I thotë një njeriut gjeneral të vetshpallur, i cili ka gradë ushtarake nga UÇK dhe një gradë të gjeneralit prej trupave të NATO-s, i thotë një njeriut që kur del hyp në ballkon të shpis të vet, i sheh varret e tre vëllezërve e të babës të vet, i thotë njeriut që i ka plumba në trup, e që u ballafaqu me 7 vjet në burg. Ajo e din ma mirë se unë, se ajo e ka kojshi. E din fshati i saj, qyteti i saj dhe e dinë gjithë Kosovë e pe din e gjithë bota, cfarë titulli ka. Kjo nuk vlen as me komentu”, tha Tahiri.