21.3 C
New York
Tuesday, September 2, 2025

Buy now

I ka dhënë fund martesës?! Reagon Ed Sheeran!

- Advertisement -

Këngëtari i njohur kanadez Ed Sheeran u ka dhënë fund thashethemeve se është ndarë nga bashkëshortja e tij. Muzikanti ka ndarë një foto me gruan e tij, pasi la të kuptohet se ka probleme në marrëdhënien e tyre.

Sheeran është i martuar me të dashurën e fëmijërisë, Cherry Seaborn, që nga viti 2019 dhe ata kanë dy vajza. Sheeran e ka mbajtur martesën e tij shumë private nga sytë e publikut, por lajmet për problemet e tij martesore nisën kur vetë këngëtari la të kuptohet se gjërat nuk po shkonin siç duhej, në tekstet e një prej këngëve të tij.

Fansat dekoduan tekstin e këngës së tij dhe pohuan se linte të kuptohej për fundin e martesës së tij me Cherry-n. Ed i ka hedhur poshtë spekulimet duke postuar një foto me gruan e tij. Mes një galerie fotografish, në njërën prej tyre dukej këngëtari duke qëndruar para pasqyrës me krahët e mbështjellë rreth gruas së tij dhe duke i dhënë një puthje në faqe.

Të ngjashme

Të fundit