Është varrosur Ilaz Brahimi, i cili u vra të dielen në Majac të Podujevës.
Ceremonia e varrimit u mbajt sot në orën 12:30 në varrezat e fshatit Bakshi të Komunës së Obiliqit.
Ndërkohë sot daja i Ilaz Brahimit, Selimi ka bërë të ditur se nipi i ndjerë ishte në kërkim të një bashkëshorteje, mirëpo sqaroi se 45-vjeçari nuk ka qenë asnjëherë i martuar.
Ai tha se nipi i tij kishte pirë vetëm dy herë kafe me Ardita Gashin, të dyshuarën për vrasjen e 45-vjeçarit.
“Ilazi, djali i motrës time është rritë në praninë tonë, para syve tanë. Për fat, si shumë shqiptarë të tjerë, edhe ai është dashur ta marrë rrugën e mërgimit, dhe ka gjet punë e ka punuar deri në këtë moment. Por, çdo Bajram, Ilazi i ka ardhur nënës në prehër, iu ka qëndruar motrave dhe farefisit përpara. Ilazi, jo pse është nip, jo pse është i motrës tim, por Ilazi do jetë një djalë fetar. Por fati nuk deshi që ai të linte një trashëgimtar, me këtë rast që e humbi jetën”, u shpreh ai.





