Në fshatin Burojë të Skenderajt të martën i është dhënë lamtumira e fundit Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Në ceremoninë e varrimit morën pjesë familjarë, miq, bashkëluftëtarë dhe figura të shumta nga jeta politike dhe shoqërore e vendit.
Atmosfera e dhimbshme u përshkua nga fjalët e ngushëllimit dhe respektit për të ndjerin, ndërsa të pranishmit shprehën solidaritetin e tyre me familjen Thaçi në këtë moment të vështirë.
Mungesa e Hashim Thaçit në ceremoninë e varrimit, për shkak të ndalimit nga Gjykata Speciale në Hagë, e bëri këtë ditë edhe më të rëndë për familjen dhe të afërmit.

