Është varrosur sot, Faton Hajrizi, në varrezat e fshatit Klinë e Ulët të Komunës së Skenderajt.

Në ceremoninë e varrimit të tij morën pjesë familjarët, miqtë e tij dhe një numër i madh qytetarësh.

Trupi i Faton Hajrizit, është përcjellur nga shumë qytetarë me vetura nga Prishtina deri në vendlindje, të cilat ishin të mbushura me simbole patriotike si dhe rrugës nga Skenderaj deri në Klinë të Ultë bien në sy shumë flamuj kombëtarë.

Hajrizi ishte arratisur nga burgu i Smrekonicës më datën 6 korrik. Ai kishte mbajtur më shumë se 17 vite burg në Kosovë, ndërsa Shërbimi Korrektues i Kosovës kishte njoftuar se atij i kishin mbetur dënim edhe 7 vite e 6 muaj. Ai ishte i dënuar për vrasjen e një ushtari rus gjatë vitit 2000, si dhe për disa vepra penale tjera.

Hajrizi ishte shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës, ndërsa rasti i tij mori krejtësisht rrjedhë tjetër me datën 18 korrik, kur mediat serbe raportuan për vrasjen e një policit serb në Loznicë.

Sulmuesi fillimisht u identifikua si Artan Hajrizi, vëllai i Fatonit, pasi në vendin e ngjarjes u gjenden dokumentet e tij. Mirëpo, Artan Hajrizi u paraqit nga Gjermania, duke deklaruar se Faton Hajrizi, vëllai i tij, ka qenë në Gjermani dhe ia ka vjedhur, siç tha ai, dokumentet.

Pas vrasjes së policit serb, autoritetet në Serbi e shpallën në kërkim Faton Hajrizin.

Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë më 19 korrik njoftoi se pas një kërkim intensiv për Faton Hajrizin, ai është gjetur dhe vrarë.

Sipas autoriteteve serbe, Hajrizi ishte fshehur në një pikë karburanti afër FC Trbusnica, gjegjësisht në një kompleks të braktisur të fabrikës.

Dy javë pas vrasjes, trupi i pajetë i Faton Hajrizit mbërriti në Kosovë, ku edhe u kry autopsia nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.

Pamje/ Prindërit e Faton Hajrizit e përcjellin të birin për në banesën e fundit

Bllokohet Drenica, mijëra persona marrin pjesë në varrimin e Faton Hajrizit