2.1 C
New York
Wednesday, February 5, 2025

Buy now

I injoruar nga Ministria e Gervallës dhe me probleme shëndetësore, çfarë thonë familjarët e të arrestuarit në Serbi

- Advertisement -


Sot në kufirin Hungari-Serbi u arrestua deçanasi, Abaz Beqiraj i cili sipas familajrëve shkoi në vizitë tek djali në Gjermani, por, gjatë kthimit u arrestua.

Lajmin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar vajza e tij, Melihate Beqiraj dhe nipi, Arlind Beqiraj të cilët thanë se janë të shqetësuar pasi nuk po mund të kontaktojnë me të.

“Unë kontaktova me të kur ishte në kufirin Hungari-Serbi në 8:30, ai ishte me autobus dhe tha se për pak do të nisen pasi veç janë duke e prit dikë. Unë pridja të më lajmronte pasi kam pas me dalë me marrë, pastaj kan telefonuar nga agjencia e autobusit dhe më treguan se e kanë arrestuar”, tha vajza e tij.

Ndërkaq ajo tha se janë duke u munduar ta kontaktojnë Ministrinë e Punëve të Jashtme, po, të njejtit deri në këto momente nuk kanë dhënë as edhe një përgjigjie.

“Jemi tu mundu me i telefonu ministrinë që sa kohë me marrë informacione rreth gjendjes së tij, por spo përgjigjet askush deri më tani”, shtoi ajo.

Ajo shtoi se Beqiraj ka probleme shëndetësore gjithashtu dhe kjo po i shqetëson si familje. Beqiraj vuan nga prostata dhe i duhet kujdes shtesë.

Kujtojmë se përgjatë dy ditëve të fundit 3 kosovarë janë arrestuar nga serbët dhe organet kompetente heshtin përballë rasteve të tilla.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit