4.9 C
New York
Friday, January 31, 2025

Buy now

I ikin luftës, mbi 500 mijë ukrainas kanë kërkuar azil në vendet fqinje

- Advertisement -

Jeta e qytetarëve të Ukrainës ndryshoi brenda ditës, kur më 24 shkurt presidenti rus Vladimir Putin nisi pushtimin.

Kriza humanitare sapo ka filluar: Imazhe të trishta, njerëz të dëshpëruar, të frikësuar, duke ecur drejt së panjohurës. Të tjerë me familje, të tjerë vetëm, thonë me lot në sy se po e lënë Ukrainën e shkatërruar nga lufta për të shpëtuar.

Qindra ukrainas arrijnë çdo ditë në kufijtë e Sllovakisë, Moldavisë, Polonisë, Hungarisë dhe Rumanisë me rrugë ose në këmbë për të shpëtuar.

Ata ecin në të ftohtë duke u përpjekur të arrijnë Poloninë. Familjet me fëmijë të vegjël nën temperatura polare për orë të tëra në të ftohtë përpiqen të kalojnë kufirin. Të tjerët, siç raportohet në rrjetet sociale, flenë edhe në dëborë.

Polonia ka pranuar deri më tani fluksin më të madh të refugjatëve. Kaosi absolut mbizotëron në kufij. Rreth 281,000  ukrainas po kërkojnë azil nga autoritetet polake.

Familje me një çantë të vogël apo edhe asgjë. Disa janë të mbuluara me batanije ose peshqir për t’u ngrohur. Fëmijë të frikësuar dhe të ngrirë. Disa njerëz mbajnë kafshët e tyre në krahë. Ata kanë udhëtuar 40 km në errësirë ​​për të arritur në Poloninë e akullt.

Megjithatë, një numër i madh refugjatësh janë strehuar në Hungari. Gjithsej 84.568 ukrainas kanë mbërritur në vend. Deri më tani, 32,517  ukrainas janë strehuar në Rumani. Pamjet në kufi ishin veçanërisht prekëse, ku shtetas rumunë nxitonin me makinat e tyre për të marrin refugjatët, ndërsa ndihma në ushqim dhe ujë ishte veçanërisht e rëndësishme.

Rreth 36,398  ukrainas po kërkojnë azil në Moldavi dhe 30,000 të tjerë  në Sllovaki, ndërsa një numër shumë i vogël, vetëm 311  persona, kanë kërkuar strehim në Bjellorusi.

Të paktën 400,000 refugjatë ukrainas kanë hyrë deri më tani në territorin e Bashkimit Evropian dhe BE-ja duhet të përgatitet për miliona ardhje, tha sot Komisionerja Evropiane për Çështjet e Brendshme Elva Johansson. Dje, ky numër ishte rreth 300,000 njerëz. 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit