26.9 C
New York
Saturday, August 16, 2025

Buy now

I hoqi rripin e pantallonave Rikes për t’i treguar ‘burrërinë”, Meritoni shprehet i penduar për gjestin!

- Advertisement -

Mbrëmjen e djeshme Meriton Mjekiqi arriti të bëjë “lëmsh” gjithë shtëpinë e “BBVIP”, teksa me anë të një gjesi goxha kontradiktor, duke i hequr rripin Rikes, që i vuri në dyshim burrërinë, arriti të shihte gjithë banorët t’i ktheheshin kundër.

Rikja reagoi mjaft e emocionuar nga ky gjest, duke qarë dhe duke e ofenduar moderatorin, ndërsa kërkoi edhe largimin nga shtëpia. Kujtojmë se ata të dy kanë qenë miq jashtë shtëpie dhe këtë rrugëtim e kanë nisur si miq, por situatat i kanë sjellë deri këtu, teksa sot, Meritoni i ka kërkuar falje “shoqes” së tij, duke i thënë se vetëm për gjestin i vjen keq dhe kërkon falje.

Rike u duk tepër e qetë dhe padiskutim e prekur, por nuk e zgjati dhe iu përgjigj vetëm me një ‘Okej’. E pas kësaj Meritoni është larguar.

https://www.instagram.com/reel/C4AyN4UMOWR/?igsh=MXQxcmF2MmQxNmtjaQ==

Të ngjashme

Të fundit