Xhevat Nebihu i cili ishte Nënkryetar i Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj ka njoftuar sot se më nuk do të jetë pjesë e kësaj partie!
Nebihu me anë të një shkrimi të gjatë ka treguar edhe arsyet e largimit, ndonëse s’është treguar shumë specifik,
Postimi plotë nga ai:
Njoftim,
Me mirëkuptim, dua t’ju njoftoj publikisht që, ka kohë që kam dashur , por tani i erdhi momenti që unë nuk jam më anëtar i asnjë partie , e as që kam dashur të jem , bile për hirë të vërtetës me është bërë lutje e madhe që të anëtarësohem ne VV, ku
pasi kam menduar goxha mirë kam pranuar, arsyet e bindjes kanë qenë disa kolegë të respektuar, me qëllimin kryesor që të kontriboj me aq mundësi që kam patur, për një ndryshim sadopak në shoqëri dhe rrethin ku jetojmë dhe të mirën e vendit, sikurse edhe në përiudhat tjera , edhe familjarisht.
Njëherë të vetme kam pranuar të kandidoj për asmble komunale, ku kam dalë edhe më i votuari i listës, përkundër rrethanave që edhe dihen në rrethin tonë, ku shfrytëzoj rastin ti falënderoj të gjithë ata që ma besuan me bindje votën, dhe i falënderoj për respektin e vazhdueshëm që më kanë bërë.
Një gjë duhet ta dini që, nuk kam ndërruar mëndje, e as që ka gjasa të ndërroj për ndonjë subjekt tjetër, përkundër joshjeve që vazhdimisht më janë bërë edhe si Xhevat, edhe si familje, dhe s’ka joshje as FORCË që më bindë aty ku nuk është pastër.
Arsyeja kryesore është se ne si familje, edhe në luftë, e edhe tash i kemi grahë, e i grahim vetëm drejtë , dmth nuk jemi për politikë, sepse nuk mundet askush me na lakue jashtë principeve tona.
Për të mirë prapë do të kontribojmë, qoftë edhe me sakrificë, aty ku mendojmë se janë interesat e të ardhmes së vendit, e asnjëherë shtrembër me asnjë shpërblim.
Unë ju siguroj, sidomos përsonalisht se, asnjëherë nuk pranoj asnjë librezë partije, me asnjë shpërblim, do të vazhdoj të kontriboj në profesionin tim me nder e përkushtim , ashtu edhe si njihem nga të tjerët, me principet që kam patur deri tani.
Shkruajta pak gjatë që tregoi arsyet , e nuk kisha dashur të vazhdojnë komente apo diçka tjetër pa nevojë , e sidomos provokime me apo pa dashje , sepse pika ime me e ndishme është me e provoku dikënd , e sigurisht edhe nuk mund i përballoj.
Një gjë të jeni të bindur se çdo fjalë e shkruar është e vërtetë dhe sinqertë.
Duke u falënderu për mirëkuptim, u përshëndes sinqerisht!
Xhevati