17.6 C
New York
Saturday, June 14, 2025

Buy now

“I gjithë Izraeli është nën zjarr”: Ushtria izraelite pas nisjes së sulmeve me raketa nga Irani

- Advertisement -

Ushtria Izraelite po deklaron se “i gjithë Izraeli është nën zjarr”, pas sulmeve me raketa që kanë nisur pak më parë nga Irani.

“I gjithë Izraeli është nën zjarr” – thuhet në një postim në rrjetin social “X”.

Sipas“CNN”, Irani ka lëshuar “qindra raketa balistike të llojeve të ndryshme” drejt Izraelit, në atë që Teherani e cilëson si fillimin e “përgjigjes shkatërruese” ndaj sulmeve izraelite ndaj vendit të premten në mëngjes.

“Pak më parë, me lëshimin e qindra raketave balistike drejt territoreve të pushtuara, ka filluar operacioni i përgjigjes vendimtare ndaj sulmit të egër të regjimit sionist” – raportoi agjencia zyrtare iraniane e lajmeve, IRNA.

Të ngjashme

Të fundit