Berat Nimani, vëllai i boksierit të vrarë në Gjermani, Besar Nimanit sot në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova ka dhënë detaje në lidhje me vrasjen e këtij të fundit.
Ai është shprehur se edhe më parë, Besari është sulmuar afër shtëpinë, nga persona të panjohur.
Më pas, ai bëri të ditur se në veturën e të vëllait ka gjetur edhe GPS-së, gjë të cilën e kanë lajmëruar në polici.
Njëherë është sulmuar afër shtëpisë nga persona të panjohur. Unë e kam gjet GPS-in në veturë, që ishte e ngjitur në magnet edhe Besari e dërgon në polici, ai që të vendos GPS në veturë, ai nuk do diçka të mirë prej teje”, është shprehur ai.