Sam Asghari ka folur për herë të parë pasi e fejuara e tij, këngëtarja Britney Spears pësoi abort. Në fundjavë, çifti i sapofejuar bëri të ditur se kishin humbur fëmijën e tyre që po prisnin. Së fundmi, Sam reagoi sërish duke falenderuar fansat për mbështetjen gjatë kësaj kohe të vështirë.
“Ne kemi ndjerë mbështetjen tuaj. Ne po i marrim gjërat pozitivisht dhe po ecim përpara me të ardhmen tonë. Është e vështirë, por ne nuk jemi vetëm. Faleminderit që respektoni privatësinë tonë. Së shpejti do të zgjerojmë familjen tonë.”, u shpreh ai përmes një postimi në rrjete sociale.
Britney dhe Sam njoftuan për herë të parë shtatzëninë më 11 prill. Dyshja e famshme u fejuan në shtator 2021.
