30.2 C
New York
Sunday, August 10, 2025

Buy now

I dyshuari për vrasje në Gjilan një mal me vepra të tjera, përfshirë fajde, shantazh, mashtrim, detyrim e pjesëmarrje në grup kriminal

- Advertisement -

Sot Gjilani është tronditur nga një vrasje e trefishtë që ka ndodhur në një prej kafiterive të qytetit.

I dyshuari për vrasjet është Mefail Shkodra, i cili është shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës bashkë me Edonis Shkodra dhe Engjull Shkodra.

Drejtori rajonal i Policisë në Gjilan, Agron Rukiqi, në një konferencë për media ka bërë të ditur se për kapjen e tyre tashmë kanë bërë kërkesa edhe për bashkëpunim ndërkombëtar dhe se kanë njoftuar të gjitha pikat kufitare.

Përveç tjerash, ai në konferencë për media ka treguar se Mefail Shkodra ka një precedent penal prej më shumë se 30 veprave, përfshirë sulm, prishje e rendit, fajde, mashtrim, kërcënim, shantazh e detyrim.

“Personi i dyshuar që ka kryer veprën penale ka precedent penal. Ka raste për sulm, prishje e rendit, fajde, mashtrim, kërcënim, shantazh, detyrim. Pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal”, ka deklaruar Drejtori i PK në Gjilan.

Të ngjashme

Të fundit