24.1 C
New York
Monday, September 16, 2024

Buy now

I dyshuar për korrupsion, supsendohet zyrtari i prokurimit në komunën e Bedri Hamzës

- Advertisement -

Haxhimet Ferati zyrtari i prokurimit publik në Mitrovicë, është suspenduar nga puna. Ndaj tij muajin e kaluar ishte ngritur aktakuzë nën dyshimet për korrupsion. Ferati dyshohet se në cilësinë e menaxherit të Zyrës së Prokurimit Publik në Komunën e Mitrovicës ka keqpërdorur pozitën zyrtare.

Gazeta Insajderi para pak kohë kishte raportuar se si Ferati edhe pse është në aktakuzë po vazhdonte ta mbante pozitë e e tij në Komunën e Mitrovicës.

Por, burime të Gazetës Insajderi kanë bërë me dije se Haxhimet Ferati tashmë është suspenduar nga pozita e zyrtarit të prokurimit.

Edhe nga Komuna e Mitrovicës kanë konfirmuar se janë marrë masat ligjore ndaj tij.

Lidhur me pyetjen tuaj të parashtruar për ngritje të aktakuzës ndaj nënpunësit Haxhimet Ferati, Ju njoftojmë se Komuna e Mitrovicës është informuar nga organet kompetente të drejtësisë dhe i ka ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme ligjore në pajtim me legjislacionin në fuqi“, thuhet në përgjigjen e Komunës.

Ky suspendim i tij vjen pas raportimit të Insajderit se edhe pse kishin kaluar një muaj nga ngritja e aktakuzës, Ferati kishte mbetur i pa ndëshkuar nga Komuna e Mitrovicës.

Ai vazhdonte të jepte ‘vulën’ e tij në tenderët e komunës.

Në aktakuzën e ngritur kundër tij më datën 2 tetor të këtij viti, Prokuroria kishte thënë se Ferati i ka krijuar përfitim një operatori NTP ‘Tropik’’ në vlerë prej 200 e 20 mijë euro.

“Në kundërshtim me ligjin LPP nr. 04L-042, ka lidhur aneks- kontratë me Operatorin Ekonomik NTP “Tropik” me të cilin ka pasur kontratë kornize tri vjeçare që nga data 15 prill 2013 e vlefshme deri më 15 prill 2016, me kontratë bazë ka lidhur aneks- kontratën me datën 19 nëntor 2014 në vlerë prej 200 e 20 mijë euro në kundërshtim me nenin 38 të LPP i cili nenë nuk lejon lidhjen e aneks-kontratës në kontratat kornize”, kishte thënë prokuroria.

Sipas aktakuzës Ferati akuzohet se me datën 19 nëntor 2014, në pozitën e menaxherit të prokurimit publik pranë Drejtorisë së Prokurimit në Komunën e Mitrovicës, ka shfrytëzuar pozitën e tij dhe ka tejkaluar autorizimet me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të një dobie pasurore për vete ose tjetrin.

Aktakuza thotë se në kundërshtim me ligjin LPP nr. 04L-042, i akuzuari Ferati ka lidhur aneks- kontratë me Operatorin Ekonomik NTP “Tropik” me të cilin ka pasur kontratë kornize tri vjeçare që nga data 15 prill 2013 e vlefshme deri më 15 prill 2016, me kontratë bazë ka lidhur aneks- kontratën me datën 19 nëntor 2014 në vlerë prej 200 e 20 mijë euro në kundërshtim me nenin 38 të LPP i cili nenë nuk lejon lidhjen e aneks-kontratës në kontratat kornize, kishte raportuar Betimi për Drejtësi.

Me këto veprime, sipas aktakuzës i akuzuari Ferati ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422, paragrafi 1 të Kodit Penal.

“Nuk e ndjej vetën fajtor”, kishte deklaruar Ferati, pasi ishte pyetur se a ndjehet fajtor lidhur me rastin.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit