Modelja dhe ish-Missi, Arbnora Ademaj, u bë pre e një kamere të fshehur nga emisioni “Prive”, ku u kap duke ngrënë qebapa.
Videoja shkaktoi polemika në rrjet, me disa që e komentuan si “rënie të standardit” për një modele.
Gazetarja e “Prive”, Blinera Vitija, tha në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, se një material i tillë është një formë paparaci, e zakonshme në botë, dhe se ekipi i tyre synon ta sjellë këtë praktikë edhe në Kosovë.
Sipas saj, Ademaj ndodhej në hapësirë publike dhe nuk mund të konsiderohet shkelje e drejtpërdrejtë e privatësisë.
Në një lidhje telefonike poashtu për emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, Arbnora Ademaj e cilësoi këtë si shkelje të privatësisë dhe paralajmëroi se do të ndjekë rrugë ligjore duke ngritur padi.
Ndiqni detajet, në videon e mëposhtme: