Xhaferri, një nga konkurrentët e “Për’puthen”, i çuditi të gjithë kur i dhuroi Anës një varëse, që ai e mbante çdo ditë. Ai tregoi se ishte një dhuratë, ndonëse nuk preferoi të zbulonte prej kujt.
Megjithatë, në prapaskena ai kishte treguar se varësja ishte dhuratë nga ish-e dashura e tij, e vetmja marrëdhënie serioze në jetën e tij. Kjo kishte shkaktuar debat mes tij dhe Anës, që nuk e kishte pritur aspak mirë.
Ai tha se varësja ishte fatsjellëse, dhe se e kishte shumë të rëndësishme.
“Ajo varëse është e zbrazët”, tha Xhaferri, duke shtuar se për të kishte kuptim, por jo domosdoshmërisht i kujtonte atë.
I pyetur nëse Ana ngjasonte me ish-të dashurën e vet, Xhaferri nuk pranoi të përgjigjej, por tha:
“Ndjesitë që i kam me ty as me atë nuk i kam patur.”
Sakaq, Ana tha se tani që është më e qetë, e logjikon ndryshe.
“Varësja është thyer, nuk më përket mua, i përket atij”, tha ajo e prekur dhe zbuloi vendimin e saj.