-0.1 C
New York
Monday, March 3, 2025

Buy now

I dhanë fund “luftës” disa vjeçare, Stresi surprizon me veprimin ndaj Noizy-t

- Advertisement -

Stresi dhe Noizy janë dy reperët më të pëlqyer shqiptarë, të cilët pavarësisht suksesit në muzikë, kanë bërë gjithmonë zhurmë për shkak të përplasjeve ndër vite. Problemet mes tyre, të cilat i kanë reflektuar përmes muzikës, duket se kanë mbetur pjesë e së shkuarës.

Disa muaj më parë, ata surprizuan adhuruesit e tyre se problemet i kanë hedhur pas krahëve.Pak ditë më parë, ata u bënë bashkë për një kauzë të veçantë. Reperët zbuluan se do të ndërtonin tre shtëpi, në Kukës, Tropojë dhe Durrës, nga të ardhurat që mblodhën përmes një loje në TikTok.

Video: KËTU

Së fundmi, ka qenë Stresi i cili ka bërë një tjetër gjest ndaj reperit. Ai ka postuar një vide në Instastory, ku shihet në makinë duke dëgjuar këngën e Noizy-t, “Nuk kanë besu”. Mesa duket kjo këngë nuk ka qenë rastësore, por është një përgjigje për ata që nuk kanë besuar se do t’i jepnin fund përplasjeve. 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit