2.5 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

I dha fund martesës së katërt – miqtë të dëshpëruar me Jennifer Lopez, ia lënë fajin për ndarjen nga Ben Affleck

- Advertisement -

Vetë miqtë e Jennifer Lopez kanë sugjeruar se aktorja duhet të ‘shikojë brenda vetes’ pasi ajo bëri kërkesën për divorc nga Ben Affleck, duke i dhënë fund martesës së saj të katërt.

Ata që janë afër këngëtares dhe aktores janë duke u lodhur nga jeta e saj kaotike pas njoftimit që ‘Bennifer’ ka mbaruar, tha një burim për DailyMail.com.

“Pas katër martesave të dështuara, miqtë e saj mendojnë se ajo duhet të hedhë një sy brenda dhe të fokusohet tek vetja në vend se çfarë duan të tjerët që ajo të jetë dhe më në fund të kuptojë se kush është dhe çfarë dëshiron nga e ardhmja e saj”, tha një burim.

Jennifer Lopez

Lopez, 55 vjeçare, paraqiti kërkesën për divorc pa avokat të martën – në përvjetorin e dytë të ceremonisë së saj mahnitëse në Georgia me Affleck, 52 vjeç.

Ajo e renditi datën e ndarjes si 26 prill të këtij viti.e, të ardhurat e tyre individuale nga dy vitet e fundit, qofshin ato nga projektet filmike apo marrëveshjet e markave të mëdha, do të ishin pronë e përbashkët.

Jennifer, e cila ka një vlerë neto të raportuar prej 350 milionë eurosh, ka publikuar katër filma që kur u martua me Benin, përfshirë projektin e saj prej 18 milionë eurosh të vetëfinancuar “This Is Me… Now: A Love Story”, i cili dokumenton romancën e tyre.

Ben nga ana tjetër ka një vlerë neto 150 milionë euro. 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit