Duket që dialogu Kosovë-Serbi po hyn në një fazë të re dhe dinamike para takimit të shumëpritur Kurti -Vuçiq në Bruksel.
Sot parashihen takimet e ndara me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-së ku do të ketë edhe konferenca shtypi.
Kanal 10 mëson nga burime diplomatike ndërkombëtare se sot gjatë ditës do të arrijë në Bruksel edhe i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Zyrtari i lartë amerikan, sipas këtyre burimeve, do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Bruksel.
Ditë më parë, në një takim virtual me gazetarë kosovarë, Escobar foli për dialogun dhe nevojën e hapjes së diskutimeve edhe për Asociacionin.