Një grua në Arizona dyshohet se i dërgoi një burri që takoi në një faqe takimesh më shumë se 159,000 mesazhe gjatë një periudhe 10-mujore pas vetëm një takimi. Jacqueline Claire Ades, e cila u akuzua për ndjekjen e burrit, u arrestua nga policia e Paradise Valley, në muajin maj.
Në atë kohë, autoritetet pretenduan se ajo kishte dërguar 65,000 mesazhe pas takimit të tyre të vetëm, por dokumentet e policisë të bëra publike të premten tregojnë se Ades, 31 vjeç, dyshohet se dërgoi shumë mesazhe të tjera.
Madje, policia i ka gjetur disa tekste shqetësuese si: “Unë do të bëja sushi me veshkat dhe shkopinjt me kockat e duarve”. Kjo ka bërë që oficerët e policisë të dyshojnë se vuan nga ndonjë sëmundje mendore.