Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka shkruar në profilin e tij në “X” pas vizitës që ka realizuar në Serbi dhe pritjes që i është organizuar nga presidenti serb, Aleksander Vucic.
Macron ka falënderuar presidentin serb Vuçiq për “pritjen e ngrohtë” dhe ka thënë se raporti në mes të Francës dhe Serbisë ka avancuar në mënyrë substanciale.
“Ne do të vazhdojmë”, ka shkruar Macron.
Në fund, presidenti francez ka thënë se Vuçiq dhe Serbia kanë respektin e Francës dhe atë personal të Macronit.